Subscribe

Në Shqipëri qarkullon mutacioni britanik i koronavirusit. Lajmi u konfirmua nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Në një konferencë për mediat, ajo deklaroi se dyshimet u konfirmuan nga analizat në laborator.

 

“Dyshimet e arsyeshme që ne kishim, rezultuan të vërteta. Janë analizuar kampione dhe ISHP ka bashkëpunuar me ISHP të Ankarasë. Rezultatet treguan se kampipnet kjanë të infektuara me variantin e ri, të mutacionit britanik. Është në qarkullim në më shumë se 70 vende të botës. Dyshimet e arsyeshme që ekspetët patën që kur filloi rritja e infektimeve, tashmë është e konfirmuar. Në Shqipëri qarkullon edhe varianti i ri i britanikut.”

 

Sipas Komitetit Teknik të Ekspertëve, rritja e infektimeve vjen për shkak të qarkullimit të mutacionit britanik.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *