Subscribe

Nje minute heshtje mbajti parlamenti i Kosovës per te nderuar viktimat e sulmeve terroriste te Brukselit. Kryeministri Isa Mustafa u beri apel luftëtareve nga Kosova qe janë përfshire ne fronte ne Siri e Irak te largohen nga kjo lufte e pakuptimte.

“Kosova ka treguar përkushtimin e saj që ta ruaj paqen dhe që të jetë pjesë e luftës kundër çdo veprimi të keq, të ndërtoj raporte të mira ndëretnike dhe ndërfetare. Unë ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që të jemi pjesë e këtij përkushtimi. I ftoj të gjithë qytetarët tanë që janë në fronte të luftës, të dalin nga këto fronte, fronte të cilat janë në dëmin të vetës së tyre, viktimave atje dhe mund ta ketë dëm edhe në vendin tonë”.

Ndërsa theksoi se Kosova është pjese e aleancës globale kundër terrorizmit, Mustafa tha se siguria ne vend është shtuar.

Organet e sigurisë së Kosovë po i marrin të gjitha masat që ta shtojnë sigurinë në vend”.

Parlamenti i Kosovës ka miratuar nje ligj qe ndalon përfshirjen e qytetareve te saj ne konfliktet e armatosura jashtë territorit të vendit e qe parashikon dënime nga 3 deri në 15 vjet burg per shkelësit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *