E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Mustafa takon në Bruksel Mogherinin

Brukseli shpreson qe dialogu gjithëpërfshirës te çoje ne kapërcimin e ngërçit ne Parlamentin e Kosovës, te bojkotuar nga opozita. Kryeministri kosovar Isa Mustafa u takua ne Bruksel kete te enjte me shefen e diplomacisë se BE, Federica Mogherini, me te cilën bisedoi mbi zhvillimet e fundit ne Kosove. Mustafa dhe Mogherini vlerësuan progresin ne raportet mes Kosovës dhe BE, ne prag te hyrjes ne fuqi te marrëveshjes se stabilizim-asociimit me 1 prill. Mogherini shprehu angazhimin per te punuar me autoritetet kosovare, ne nxitjen e progresit ne axhenden europiane te Kosovës. Zyrtarja e larte konfirmoi se Brukseli është i gatshëm te liberalizoje vizat për shtetasit e Kosovës, kur kushtet e kërkuara te plotësohen.

Vazhdo të lexosh

Reklamë