E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Mustafa rikthen demarkacionin në kuvend

Kryeministri Isa Mustafa ka paralajmëruar, të mërkurën, se brenda pak ditësh do ta dërgojë sërish në Kuvend Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Por sikurse raporton gazeta Koha ratifikimi i Marrëveshjes përbën një përpjekje që besohet të jetë e dedikuar për te dështuar.

 

Demarkacioni është tema më e ndjeshme, që e ka dominuar debatin politik prej se Qeveria Mustafa e ka marrë mandatin më shumë se dy vjet më parë. Përpos 30 deputetëve opozitarë, procesi i caktimit të vijës kufitare me fqinjin perëndimor nuk e ka marrë mbështetjen as të një numri të madh deputetësh, që u përkasin subjekteve politike në pushtet dhe as të shumicës së deputetëve pa grup parlamentar.

 

Reklamë

Veç kësaj, në vendimmarrje nuk pritet të participojnë as 11 deputetët serbë, që prej muajsh i kanë shpallur bojkot Kuvendit.

 

Në subjektet kryesore në pushtet, nuk kanë folur nëse i kanë votat për ta kaluar demarkacionin. Këtë situatë e ka pranuar edhe Zenun Pajaziti, kryetar i Grupit Parlamentar të PDK-së, sipas të cilit, një çështje tjetër që e komplikon punën, është edhe fakti që shumë deputetë ndodhen jashtë vendit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë