E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Mustafa reagon ndaj KQZ: LDK do analizojë rezultatet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në një postim në profilin e tij në Facebook ka reaguar ndaj rezultatit të deritanishëm pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

 

 

“Të nderuar qytetarë,

Reklamë

 

ju e dhatë vendimin tuaj në këto zgjedhje. Mbi të gjitha mbizotëroi zëri i kundërshtimit.
LDK në ditët në vijim do të analizojë dhe vlerësojë rezultatet e zgjedhjeve dhe do të reflektojmë në interes të anëtarësisë dhe të qytetarëve.

 
Vendimin do ta marrim edhe me deputetët pas certifikimit të rezultateve si dhe me partnerët e koalicionit.

Falënderoj të gjithë ata që ia dhanë besimin koalicionit tonë dhe kandidatit për Kryeministër, prof.Avdullah Hotit, i cili bëri një fushatë dinjitoze në të gjitha fushat”, ka shkruar Mustafa.

Vazhdo të lexosh

Reklamë