Subscribe

Vota kundër marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi do të ishte fatale për të ardhmen e vendit. Deklarata është bërë nga kryeministri Isa Mustafa në një intervistë për RTK. Kreu i qeverisë ka thënë se nëse deputetët opozitar do ta rrëzonin paktin, kjo do të sillte izolim për shtetin e Kosovës. Çdo ligjvënës duhet të ulet, të mendojnë dhe kuptojnë që këto veprime nuk çojnë askund. Nëse ajo miratohet deri me pesë shtator, të gjitha dokumentet dhe faktet do t’i prezantohen BE-së, në mënyrë që te përfitojmë liberalizimin e vizave, deklaroi Mustafa.
Pas përdorimit të gazit lotsjellës edhe në kryesinë e kuvendit dhe kundërshtimeve të partive të tjera në opozitë si AAK dhe Nisma, deputetët shtynë për në 1 shtator shqyrtimin e demarkacionit me Malin e Zi. Ky pakt është dhe një nga kushtet që Brukseli zyrtar i ka vënë Kosovës për të përfituar dhe lëvizjen e lirë në vendet Shengen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *