Subscribe

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka sqaruar serish kete te premte se dy marrëveshjet me Serbinë dhe Malin e Zi te kontestuara fort nga opozita, nuk prekin territorin e vendit dhe as e cenojnë sovranitetin e tij.

“Askush nuk mund t’ia marre Kosovës asnjë pëllëmbë toke dhe askush nuk mund t’ia falë Malit të Zi asnjë pëllëmbë toke. Për demarkacionin një komision ndërkombëtar do ta vërtetojë si ka shkuar gjithcka. Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk do të jetë pushtet i tretë, por do të jetë sipas Kushtetutës së Kosovës dhe nuk do ta cenojë sovranitetin e saj”.

Gjate nje takimi me përfaqësues te sindikatës se arsimit, shefi i qeverise i drejtoi nje tjetër apel opozitës, t’i kthehet tryezës se bisedimeve.

“Me dhunë dhe protesta të dhunshme nuk mund te zgjidhet asnjë nga çështjet që ne i kemi përpara.”

Vetëvendosja, Nisma dhe AAK nuk kane hequr dore nga kërkesat per anulimin e dy marrëveshjeve, ate te kufirit me Malin e Zi dhe te bashkësisë se komunave serbe, per te cilat do te protestojnë ne 17 shkurt.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *