E diel, 8 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 02:55 Në vijim ora 02:55: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Mustafa: Nuk i trembem mocionit

Seanca e jashtëzakonshme e kuvendit të Kosovës, ku do të votohet mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë do të mbahet të mërkurën, por kryeministri Isa Mustafa nuk i trembet rrëzimit të qeverisë. Komentet ai i bëri në 27 vjetorin e krijimit të degës së LDK-së në Ferizaj.

 

“Ne nuk i frikësohemi asnjë mocioni, asnjë iniciative politike, sepse kështu si jemi edhe sonte nëse dalim në zgjedhje mund t’i mundim”.

 

Reklamë

Opozita kosovare dorëzoi ne kuvend mocionin me 42 firma, mes të cilave ishin edhe ato të disa deputetëve të koalicionit qeverisës.

 

Për rrëzimin e qeverisë do të nevojiteshin  61 vota dhe nëse arrihet kjo shifër, atëherë presidenti Thaçi duhet të shpallë zgjedhjet e parakohshme.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë