E shtunë, 7 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 9 orë më parë
Video · Vendi

Mustafa mbron zgjedhjet e Thaçit

“Me zgjedhjen e Hashim Thaçit President është shmangur mbajtja e zgjedhjeve të reja, që do ta çonin vendin në anarki”. Kështu është shprehur Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, gjatë forumit të nivelit të lartë “Siguria e furnizimi me energji elektrike ne Kosove”, lidhur me zgjedhjen e kreut të shtetit. Sa i takon akuzave të opozitës për shkeljen e ligjit themeltar të shtetit, dhe numrit të kandidatëve që morën pjesë në këtë garë, Mustafa tha se opozita ka të drejtën e saj për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë çështje.
Gjatë fjalës së tij në këtë forum, kryeministri foli edhe për mbështetjen që deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës i dhanë Thaçit, duke shtuar se mbi ta, nuk ka patur asnjë presion nga ana e tij. Ndërkohë, mediat në Kosovë shkruajnë se postin vakant të lënë nga Thaçi në Ministrinë e Jashtme, pritet ta zërë Enver Hoxhaj, i cili e ka mbajtur këtë post në qeverinë e mëparshme.

Më shumë video

Reklamë