E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 58 minuta më parë
Video · Kosova

Mustafa: Kurti të lexojë rezultatin/ Presidenti mban peng marrëveshjen

E ndërsa kanë mbetur vetëm 3 ditë kohë deri në konstituimin e kuvendit të kosovës, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit dhe LDK e Isa Mustafës, ende nuk kanë arritur një marrëveshje për koalicionin qeverisës.

Duket se ngërcci është pikërisht posti I presidentit. Gjatë festimeve të 30-vjetorit të themelimit të LDK-së, Isa Mustafa I bëri thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të lexojë qartë rezultatin e zgjedhjeve dhe të pranojë që të dyja subjektet politike, patën një rezlultat të ngushtë në zgjedhjet e 6 tetorit.


ISA MUSTAFA


KRYETAR I LDK

Reklamë


“Po ashtu besojmë se edhe lëvizja Vetëvendosje duhet të lexojë qartë rezultatet dhe të pranojë se jemi subjet të cilat jemi gati barabarsishtë kemi dalë në këto zgjedhje me një diferencë prej 1 deputeti për të cilin ne jemi pajtuar që parimisht pozita e kryeministrit ta bëjë partner tonë që nga hyrja në fushatë në këto zgjedhje”

 

Ldk këmbëngul që të ketë të drejten e propozimit te presidentit pasi Hashim Thaci te perfundoje mandatin ne vitin 2021, ndaj drejtuesit e partise se Isa Mustafes kerkojne nje garanci qe te vendoset perpara se te hidhet firma  e koaliciomnit per bashkeqeverisjen.

 

Por qendrimi I vetevendosjes mbetet I pandryshuar se posti I presidentit nuk mund te kushtezoje marreveshjen per bashkeqeverisje mes dy subjekteve politike qe fituan zgjedhjet.

 

Madje nga Vetëvendosje deklarojnë se për postin e presidentit palët duhet të diskutojnë në vitin 2021.

 

Ndërkohë Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar 26 dhjetorin si daten e mbajtjes se sences konstituive.

Më shumë video

Reklamë