Subscribe

Kreu i Lidhjes Demokratike te Kosovës Isa Mustafa deklaron se koalicioni PAN po mban peng vendin. Në një postim në rrjetin social facebook, Mustafa akuzon edhe ndërkombëtarët për rrëzimin e qeverise të drejtuar prej tij.

 

“U vërejt që edhe ndërkombëtarët, të cilët e kanë plot gojën per luftë kundër krimit dhe korrupsionit, se në fakt janë më shumë të interesuar për stabilitet, qoftë ai i menaxhuar nga krimi, sesa për një qeverisje e cila në mënyrë të pavarur lufton krimin. Prandaj edhe ndodhi kjo që ndodhi”.

 

Mutafa është i prere ne qëndrimin e tij per koalicionet. Ai thotë se nuk do te bashkëpunoje kurrë me PDK-në dhe i bën thirrje Vetëvendosjes te jete e qarte ne vendimet e saj

 

“Në asnjë rrethanë nuk bëjmë koalicion me PDK-në për qeverisje qendrore. Sa i përket Vetëvendosjes, do të kërkojmë që t’i qartësojnë qëndrimet e tyre për shumë akuza, sulme dhe veprime të dhunshme, por edhe çështjet programore”.

 

Zgjedhja e kryetarit të kuvendit dhe nënkryetarëve deri tani ka dështuar, duke penguar kështu edhe krijimin e qeverise se re. Nga ana tjetër Ramush Haradinaj ka deklaruar se brenda 10 ditësh situata do te zhbllokohet e Kosova do te ketë institucionet e reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *