E premte, 6 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Kosova

Mustafa, interpelancë për veriun

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa mban të hënën një interpelancë për situatën aktuale politike në veri të Kosovës dhe për kodin telefonik shtetëror. Raportimi i kreut të qeverisë në Kuvend, vjen pas dy kërkesave të paraqitura nga kreu i Vetëvendosjes Visar Ymeri dhe deputeti tjetër i kësaj partie Ismajl Kurteshi, pas mbledhjes së firmave te deputeteve, sikurse e parashikon rregullorja. Formimi i bashkësisë së komunave serbe në veri është një nga kauzat me te rëndësishme te opozitës ne Kosove, pasi ajo parashikon shkrirjen e strukturave paralele serbe. Por, ndonëse Prishtina dhe Beogradi janë zotuar në Bruksel për të realizuar një gjë të tillë, marrëveshja në fjalë, nuk është zbatuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë