E premte, 6 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Mustafa: Deputetët u kërcënuan

Kreu i qeverise se Kosovës, Isa Mustafa, deklaron per here te pare se ka patur kërcënime ne drejtim te deputeteve per te votuar kundër marrëveshjes se kufirit me Malin e Zi dhe kjo sipas tij e ka detyruar mazhorancen ta heqë demarkacionin nga rend i ditës ne seancën e 1 shtatorit. Pa saktësuar emra, kryeministri është shprehur i prere se nuk do te pranohet asnjë kusht, duke i kërkuar opozitës te veproje ne favor te interesave te vendit. Kryeministri, ne mbledhjen e qeverise, theksoi se Parlamenti Europian i ka dërguar nje mesazh te qarte Kosovës persa i përket liberalizimit te vizave: Pa demarkacioni nuk ka lëvizje te lire. Kryeministri është takuar këtë te enjte edhe me drejtues te policisë kufitare per te diskutuar për demarkacionin. Ende nuk ka nje date se kur projektligji do te rilihet per votim ne Kuvend.

 

Më shumë video

Reklamë