Subscribe

Edhe partneri në koalicion nuk e mbështet Albin Kurtin në idenë për të zëvendësuar tarifat ndaj mallrave serbe me masën e reciprocitetit.

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës e konsideron urgjente heqjen  e taksës 100 % duke këmbëngulur se partneriteti me SHBA dhe BE është tejet i rëndësishëm.

 

ISA MUSTAFA

 

KRYETAR I LDK

 

“Në situatën aktuale të realpolitikës është e rëndësisë themelore të ruhet dhe të kultivohet partneriteti me SHBA-të dhe të vlerësohet roli prijës i tyre në këtë proces. Jam shumë i bindur se vetëm me SHBA-të mund të përmbyllet marrëveshja përfundimtare me Serbinë. Për më tepër kur i dërguari special i Presidentit Trump, Richard Grenell u shpreh se SHBA-të nuk parashohin shkëmbim të territorit. Kjo edhe e bën tarifën instrument të parëndësishëm të preventimit të dialogut për territorin.”

 

Në një postim në rrjetin social facebook, Mustafa argumenton se bindja ndaj Uashingtonit dhe Brukselit do ta lehtësonte rrugën për liberalizimin e vizave.

 

“Po ashtu duhet të vlerësohet roli i BE-së në këtë proces dhe i përfaqësuesit të lartë, z. Borrell. Për aq sa duhet të vlerësohet pritja e drejtë e qytetarëve të Kosovës që ata të trajtohen nga BE si qytetarë europianë dhe se do tu hiqen prangat e lëvizjes së lirë përmes liberalizimit të vizave si rezultat edhe i këtij procesi. BE dhe shtetet e caktuara duhet të heqin paragjykimet ndaj Kosovës, sepse izolimi është një tarifë e skajshme e unionit ndaj qytetarëve të Kosovës.”

 

 

Kreu i shtetit gjithashtu ka bërë thirrje që të shikohet drejt të ardhmes euroiane të vendit dhe se Kosova duhet të përfitojë nga vëmendja aktuale e SHBA-ve për rregullimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd.

 

Më herët kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se masa e reciprocitetit është një çështje drejtësie për të gjithë qytetarët e vendit.

 

Nderkohe një incident ka ndodhur, mëngjesin e kësaj të shtune. Zëvendës kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është sulmuar me vezë në afërsi të ndërtesës së qeverisë.

 

Lidhja demokratike ka reaguar menjehere duke e quajtur sulmin ndaj numrit dy te qeverise nje veprim mjaft te ulet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *