E diel, 8 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 02:55 Në vijim ora 02:55: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Mustafa, apel për demarkacionin

Tre ditë nga debati për marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi në parlamentin e Kosovës, kryeministri Isa Mustafa i ka bërë thirrje opozitës të mos izolojë qytetarët për shkak të agjendave personale. Në një koment në faqen e tij zyrtare në facebook, Mustafa deklaron se nëse kontestohet pakti duke akuzuar se i është falur 12 mijë hektar Malit të Zi, kjo duhet të bëhet me argumente, në të kundërt, – vazhdon ai përgjegjësia mbetet mbi ata që bllokojnë këtë marrëveshje. Në fund të komentit të tij, Mustafa sqaron se ratifikimi i demarkacionit i hap rrugë procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.  

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë