Subscribe

Miliona besimtarë muslimanë nga e gjithë bota kremtojnë sot Fiter Bajramin.

 

Si çdo vit, besimtarët nga Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Indonezia, Turqia dhe Malajzia ishin nga vendet e para që nisën mëngjesin e lutjeve që ndodh menjëherë pas agimit.

 

Edhe besimtarët nga kontinenti Europian por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zelanda e Re dhe Australia kanë nisur festimet.  Në SHBA besimtarët kanë shfrytëzuar ambjentet publike dhe fushat e sportit. Edhe në Times Square në Nju Jork, besimtarët kanë pritur agimin për të nisur faljen e mëngjesit.

 

Në pjesën tjetër, të botës, Indi e Pakistan, bajrami festohet të shtunën.

 

Në Riad besimtarët hodhën ndezën qiellin me fishekzjarre, në pritje të ditës së bekuar të muslimanëve.

 

Në këtë ditë besimtarët përshëndesin njëri-tjetrin me shprehjet “Gëzuar Bajramin”.

Fiter Bajrami nënkupton “festën e thyerjes së agjërimit” dhe shënon fundin e Ramazanit.

 

Pas 30 ditësh agjerim, lutje dhe adhurime, në 3 ditët pasuese besimtarët kremtojnë festën më të madhe islame.

 

Gjatë ditës ata ndajnë lëmoshë për të varfërit, ose ndryshe e njohur si Zekati, e cila është njëherësh një nga 5 shtyllat e besimit islam, dhe shkëmbejnë vizita tek familjarët dhe të afërmit e tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *