Subscribe

As ketë vere nuk do t’i shpëtoni pickimeve nga mushkonja. Te favorizuara nga moti i paqëndrueshëm dhe me lagështi ketë periudhe, mushkonjat janë përhapur me shpejtësi. Dezinsektimi qe kryhet nga Instituti i Shëndetit Publik nuk mund te mbuloje te gjithë territorin te vendit. Ky proces behet ne mënyre periodike ne 39 pika përgjatë vijës bregdetare nga Velipoja ne Sarande dhe ne disa zona te Tiranës te identifikuara si me problematike.

 

Specialistet kane identifikuar 38 tipe mushkonjash te pranishme ne vendin tone, mes tyre edhe te rrezikshme per transmetimin e sëmundjeve infektive, si malarien dhe ethet e Nilit.

 

Deri tani nuk janë identifikuar raste te infektuar brenda vendit përmes  mushkonjave. Ndërkohe procesi i dezinsektimit do te zgjasë deri ne muajin shtator dhe përmes tij behet vrasja e larvave ne ujerat e ndenjur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *