Subscribe

Një fenomen shqetësues është vënë re gjatë ditëve të fundit në Elbasan, ku dhjetëra shpendë të llojit pëllumb dhe kumri kanë ngordhur në mënyrë masive. Shkak për këtë dukuri sipas mjekëve veterinerë është bërë sëmundja e murtajës.

 

“Virusi në këtë stinë merr më shumë zhvillim dhe godet shpendët të cilët ngordhin në fluturim. Ka një zhdukje në masë të këtij shpendi.”

 

Sipas specialistëve, virusi prek kryesisht vetëm shpendët dhe nuk përbën rrezik për njerëzit si dhe kafshët e tjera, raporton Vizion Plus.

 

“Kjo është një sëmundje që nuk prek kafshët e tjera dhe njerëzit. Por ka marrë një zhvillim të theksuar.”

 

Specialistët apelojnë qytetarët që në rast konstatimi të një shpendi të ngordhur në rrugë të evitojnë prekjen e tij dhe të njoftojnë menjëherë shërbimin veterinar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *