Është konfirmuar vatra e dytë e murtajës së ruminantëve të vegjël në qarkun e Korçës (e bagëtive të imta).
Autoritetet konfirmojnë se analizat kanë rezultuar pozitive për një nga fermat e fshatit Shkozë në bashkinë e Maliqit, ku më tepër se 180 krerë do të groposen.
Lexo edhe :
Related Posts
“Përgjigjet e laboratorit konfirmuan vatrën e dytë që ndodhet në fshatin Shkozë të Bashkisë Maliq. Aktualisht sot do eliminohen rreth 110 krerë të leshtë. Kjo sëmundje nuk dëmshpërblehet nga shteti pasi bie për herë të parë në Shqipëri. Kemi marrë masat, këtu janë gati 2000 krerë te imta që rrezikojnë”, tha Demirali Latollari, drejtor i shërbimit veterinar.
Fermeri që zotëron fermën e infektuar tregon se dëmi është kolosal, aq sa i ka ngelur vetëm vetëflijimi në rast se nuk ndihmohet nga shteti.
“Do groposen mbi 180 krerë. Dëm shumë i madh, nuk llogaritet. Duam pak ndihmë, ne me këto hamë bukë. Vetëm me këtë punë merremi. Me borxhe jam. Po nuk dhanë ndihmë, do hap gropën ngjitur për veten time”, tha fermeri Enkel Shkembasi.
Autoritetet veterinare shprehen se situata është në kontroll edhe pse dëmi i përllogaritur është i madh./vizionplus.tv






