Deputetët rishtas të opozitës kanë refuzuar zgjatjen e afatit për komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore.

 

Siç po kuptohet, deputetët e rinj nuk janë dakord që të mbetet ende në këmbë sistemi zgjedhor i përcaktuar që në vitin 2008 në konsensus mes PS-së dhe PD-së, mes Berishës atëherë kryeminister dhe Ramës, shef i opozitës se kohës.

 

Në lidhje me raportet e opozitës së re parlamentare dhe asaj zyrtare në edicionin qendror të lajmeve në Vizion  Plus ka qenë deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi.

 

Cila është arsyeja që votuat kundër, ju jeni një ndër 15 votat kundër për zgjatjen e afatit të komisionit të Reformës zgjedhore.

 

Së pari sqarim për ju dhe për të gjithë publikun unë nuk jam rishtar aty, me këtë mandat kam ardhur në shtator 2017 dhe jam për herë të dytë në kuvend, kam qenë dhe në 1997-2001 deputet, se këtë herë me këtë ligj elektroral që është trumpetuar si zgjidhja magjike e e sjelljes së elitës politike në kuvend në prill të 2008, prej tre palë zgjedhjesh nuk është se kemi pas deputet në parlament. Pesë kanë qenë të preferuarit e tre sekretarëve të parë nga një që ka pasur sistemi diktatorial të rënditur në numrat fitues të listave përkatëse të partive. Vota kundër sepse komisionet e posaçme në rregulloren e kuvendit nuk mund të jenë të barabartë me komisionet e përhershme. Ky është një komision i posaçëm që i ka mbaruar afati me 21 shkurt, pasi u shty dy herë sipas rregullores dhe nuk mund të ketë pafundësisht një komision të posaçëm që mund të barazohet me komisionet e përhershme parlamentare që janë katër vite aq sa shkon edhe jetëgjatësia e një mandati të kuvendit.

 

Sipas jush si duhet të reformohet kodi, se nuk ka zë kundër reformimit apo jo?

 

Ka zë dhe për mua ka dy zëra që nuk duhet ndryshuar i pari është Rama dhe tjetri është Basha të cilët nuk kanë artikuluar asnjë fjalë publike të detajuar dhe të drejtpërdrejtë se duhet të ndryshohet sistemi zgjedhor jo kodi sepse kodi është ana teknike. Ajo klapia që ka rënë sistemi politik shqiptar, vjen si pasojë e këtij sistemi zgjedhor të ndërruar me telefon brenda një seance mes Berishës atëherë dhe Ramës në opozitë. Ky sitetm ka vrarë demokracinë mes vetë forcave politike, ka shtuar pashallakun e kryetarëve të partisë brenda subjektit politik, dhe ky lloj pashallëku dhe servilizmi që rrështohet tek partitë që kur janë në opozitë edhe në pushtet rrezatohet më së miri në heshtjen e të gjithë deputetëve të mazhoroancës kur kryetari i mazhorancës sot sjell ministra që nuk ndjejnë asnjë lloj përgjegjësie morale, publike apo elektorale para votuesve të majtë sepse nuk kanë qenë asnjë orë në fushatën e 2017.

 

Në qershor do të kemi zgjedhje lokale, Partia Demokratike zyrtare mesa duket do të jetë jashtë zgjedhjeve dhe ju në parlament, çfarë do të ndodhë?

 

Problemi është se zgjedhjet lokale nuk kondicionohen nga sistemi, për këto zgjedhje duhet parë kodi për të frenuar shitblerjen e votës. Duhet të ndërhyrje në kodin zgjedhor në dhe atë penal. Unë akoma sot nuk kam asnjë deklaratë zyrtare nga forumet e PD-së, që nuk do të marrin  pjesë në zgjedhjet lokale. Fakti që Voltani thonte dje se do të jetë kandidate, Mziu është prezantuar nga Basha në Paskuqan para disa ditësh, Fredi Berberi ka dalë dje në fushatë në Himarë, ndoshta dhe shumë të tjerë. Unë nuk e di që të ketë një vendim zyrtar në lidhje me ktë nga kryesia apo këshilli kombëtar i PD-së, të cilin në mualin e politikës së ndershme me të gjithë mandatet duhet ta kishte marrë në të njëjtën kohë me djegien e mandateve të kuvendit se dhe ato kanë qenë mandate të vjedhura nuk kam parë akoma një qëndrim zyrtar nga PD-ja.

 

Zoti Murrizi, ju jeni i përjashtuar nga PD-ja dhe forumet drejtuese të saj. Cilët janë raportet tuaja zyrtare të deputetëve demokratik me selinë e partisë?

 

Selia është ndërruar nga dhjetori i 90’ e deri më sot se unë kam qenë ish student dhjetori kjo ka është selia e gjashtë, nuk është selia ajo që bën njeriun të formuar mbi një bindje të caktuar, bindjet e mia që në dhjetor të 90’ jam demokrat dhe nuk jamë bërë me vendim të këtyre bilbiluesve që kanë ardhur sot në kryesi, pjesa më e madhe dhe pa qenë anëtarë të PD-së vendimi i tyre nuk më emocionon fare është vendim manikinësh kanë ngritur dorën që ti bëjnë qefin kryetarit, se nëse do të jetë ky ligj të jenë më afër me listat herën tjetër.

 

Kryeministri Edi Rama tha se siiglat PD dhe LSI do ti dërgojë për skrap, kjo la të kuptohej se dëshironte që ato të shkriheshin. Si e vlerësoni ju këtë?

 

Unë replikova me kryeministrin, problemi është se jo për siglën dhe vulën, dhe se a do të shkojnë për skrap apo për tu ricikluar. Problemi është se për skrap duhet të shkojë e gjithë politika shqiptare por pasi të ndryshojmë sistemin zgjedhor dhe tu japim mundësi qytetarëve që të kenë të drejtë me votën e tyre të drejtpërdrejtë mazhoritare ose me lista të hapura të sjellin në atë sallë njerëz që votohen nga qytetarët dhe jo vemje politike që fshihen nga servilizmi duke u lëpirë në paradhomat e kryetarëve dhe po të shikojnë atë 80% janë pa pigment politik, deputet që nuk kanë folur asnjëherë dhe ngrenë dorën si thotë lideri.

 

Ju sot nuk këtë intervistë nuk keni përdorur asnjë fjalë vulgare ndërkohë që akuzoheni si i tillë në komunikimin publik.

 

Unë i mirëkuptoj të gjithë ato që nuk e pëlqejnë fjalorin tim unë nuk e kam ndërmend të ndryshoj, ky ka qenë fjalori im për të gjithë kohën që jam marrë me politikë, problemi është se mediat janë një lloj oligarkie me vete dhe fakti që prej këtij ligji ftojn në studio pesë spiker nga PD-ja dhe pesë nga PS-ja , e nuk na njohin ne të tjerëve, nuk po përdor as kadri as kazan si kryeministri, por çfarë nuk e njohin këto kokat e ndritura që bëjnë politikë, shperndajne opinion 80% te rasteve deinformues, nuk janë në fjalorin e pëlqyer prej tyre. Unë jam keshtu si jam dhe kam qenë një nga 16 në 97’ kur PD-ja ra ne prejen e bandave te armatorura dhe i vetmi deputet i federetes se Verio-epirit në sistem të drejtpërdrejtë mazhoritar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *