Politikë
Murrizi kërkon të replikojë në Kuvend, Ruçi nuk i jep fjalën/ “Revoltohen” deputetët

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ndërpreu seancën e sotme plenare për 5 minuta, pasi disa deputetë të opozitës parlamenate bllokuan foltoren në shenjë proteste. Shkak është bërë mosdhënia e fjalës Myslim Murrizit nga Gramoz Ruçi.
Deputetët u grumbulluan rreth foltores së Kuvendit, duke kundërshtuar vendimin e Ruçit. Ky i fundit paralajmëroi Murrizin se do ta përjashtojë nga seanca plenare nëse refuzon që të ulet. Mirëpo, Murrizi nuk iu bind urdhrit të Ruçit.
Reklamë
Si pasojë e situatës së krijuar në Kuvend, Partia Socialiste kërkoi që seanca të ndërpritej 5 minuta.

Vazhdo të lexosh
Reklamë




