E enjte, 12 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Murrizi i merr “karrigen” Hajdarit, përplasje tek demokratët e kuvendit

Grupi parlamentar demokrat ka tashmë një kryetar të ri. Bëhet fjalë për deputetin dhe demokratin e vjetër Myslim Murrizi. Ky i fundit zëvëndëson në krye të grupit demokrat Rudina Hajdarin ndonëse duhet të japë miratimin për këtë lëvizje edhe kryeparlamemtari Ruci..

Mësohet se vendimi për të zëvëndësuar Murrizin me Hajdarin ka prodhuar debate të forta dhe përplasje brenda deputeteve. Gjithsej janë 9 anëtare të grupit parlamentar demokrat e mesa duket ata që mbështesin Murrizin kanë qënë më të shumtë në numër.

Muslim Murrizi është pjesë e parlamentit për herë të dytë. Ai është personazh shumë aktiv në jetën parlamentare sidomos pas daljes së PD nga salla dy vite me parë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë