Murrizi: Do të ketë ankimime nga vetë kandidatët e PS-së

Kryetari i Lëvizjes Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi ka deklaruar se pas zgjedhjeve të 25 prillit do të ketë ankimime në gjykatë nga vetë kandidatët e Partisë Socialiste.
I ftuar në “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, duke iu referuar sistemit të ri të listave dhe Kodit të ri Zgjedhor, Murrizi u shpreh se cenohet neni 3 i Kushtetutës, duke çuar kështu në delegjitimim të barazisë së votës.
“Të jeni të bindur që do të keni ankimime paszgjedhore nga vetë kandidatët e këtyre. Se është delegjitimim i barazisë së votës, cënon nenin 3 të Kushtetutës. Me 9999 vota, Fatmir Xhafaj, Mimi Kodheli apo Pand Majko mund të ngelen jashtë Parlamentit dhe me 99 vota Najada me Luljetën hyjnë në Parlament. Unë parashikoj edhe dorëheqje për njerëz të moralshëm, nëse nuk janë të gjithë ashtu siç janë etiketuar si qen garash.”




