Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
02 May 2026
Vizion fokus

Trump për propozimin iranian: Nuk jam i kënaqur, marrëveshje...

Mojtaba Khamenei: SHBA-të janë një tigër letre, ata nuk...

Ditë shqiptarësh në Turqi, pas Laçit edhe Asllani gol...

Berisha takim me ish-Presidentin kroat, Mesic: Të ndiqet çdo...

Mereme Sela reagon pasi iu refuzua kandidatura: I vetmi...

SHBA paralajmëron sanksione për kompanitë detare që paguajnë tarifa...

Shtëpia e Bardhë për propozimin iranian: Nuk do të...

Trump: Do të rrisim me 25% tarifat për makinat...

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, zetori përmbyset në rrugë, një...

Udhëheqësi suprem i Iranit zotohet të mbrojë kapacitetet bërthamore...

“Murgu” del në treg, Fuga: Romani, një rizbulim i identitetit tonë të hershëm europian

5 Nëntor 14:59

Një roman që na fton t’i rikthehemi edhe debatit rreth identitetit europian të shqiptarëve. Kështu e përshkruan, Akademiku Artan Fuga, librin e tij të fundit  “Murgu”, i cili sot ka dalë në shitje.

I kontaktuar nga Vizion Plus, Fuga tregon se ky botim, rizbulon vlerat e së kaluarës sonë iliro-arbnore, me ndikime nga bota heleniko-romake dhe që sjell të dhëna historike me të cilat shqiptarët e sotëm mund të krenohen përpara gjithë Europës.

Fuga shpjegon se libri i kushtohet edhe marrëdhenieve të moralit me pushtetin, paranë dhe seksin. Duke i vërtitur ngjarjet rreth konceptit të pavdekësisë së shpirtit, autori e trajton atë edhe si besim, edhe si instrument kreditimi financiar në Mesjetë, por edhe nxjerr në pah kuptimin filozofik të kësaj pavdekësie të shpirtit sipas një neoplatonizimi të Shek. II e të III pas Krishtit. Romani tregon konfliktet sociale të asaj kohe duke u hapur në tema me interes të asaj kohe sikurse janë një revolucion teknologjik, shpikja e letrës me vlerë pa përmbajtje materiale që është pararendësja e kreditimit të sotëm dixhital.  Mbi këtë bazë, me anë të rrëfimit fiksion të jetës së personazheve, Artan Fuga ballafaqon pasojat e këtiij hopi në botën e parasë në ditët e stome ku paraja është bërë strumbullari i gjithçkaje.

Po çfarë i sjell ajo shpirtit? Përse ajo rrezikon t’ia bëjë jetën të mirë dikujt, por edhe ta rrënojë shpirtërisht? Nëpërmjet intrigës ndërtuar në formën e një hetimi shumëplanësh, autori tregon fate epokash, institucionesh, njerëzish duke i mëshuar vlerës së spiritualitetit që është davaritur në shoqërinë shqiptare.

Romani është një thirrje për rikthim në identitetin tonë të vërtetë europian duke rizbuluar vlerat e së kaluarës sonë iliro-arbnore, me ndikime nga bota heleniko-romake dhe që përmban perla të cilat mund të krenohemi përpara të gjithë Europës, por që fatkeqësisht, i kemi keqtrajtuar, mohuar, braktisur.

Një shënim i marrë nga kopertina e librit “Murgu”

Dy grabitje të bujshme kanë ndodhur. Njëra në kohën tonë, në një apartament buzë detit në Durrës, ku janë vjedhur mijëra euro; tjetra, përpara disa shekujsh, në katedralen e një qyteze mesjetare, dy piktura krejt të veçanta për nga estetika dhe mesazhi i tyre janë zhdukur pa lënë gjurmë.

Çfarë lidhje kanë këto dy grabitje me njëra-tjetrën?

Dy njerëz hetojnë për të zbuluar grabitësit: Etnologu Tristan Bardhi, një intelektual bashkëkohor, dhe murgu mesjetar Martin de Chassagne. Përgjatë hetimeve, duke kapërcyer ndarjet shekullore në kohë, ata zbulojnë njëri-tjetrin, përballen me enigma, të papritura, edhe hedhin dritë, secili në kohën e vet, mbi epokat ku kanë jetuar, mbi paranë, pushtetin, pavdeksinë e shpirtit, seksin, historinë dhe gjithçka që e bën njeriun të mendohet kur kërkon kuptimin e jetës së tij.

Nëpërmjet një rrëfimi sa filozofik aq dhe historik, libri i rimerr këto tema për t’ia paraqitur lexuesit nëpërmjet dramave dhe sfidave të personazheve të tij.

Pikat e shitjes

Kopjet e para të librit “Murgu”, i botuar nga shtëpia “Papirus”, kanë dalë në shitje në “Librin Universitar”, libraritë “Adrion” dhe “Albania”. Ai mund të prenotohet edhe online, në adresen: info@papirus.al. Romani më i ri i Prof. Artan Fugës mund të gjendet edhe në Panairin e 19-të të Librit “Tirana 2016”, në “Pallatin e Kongreseve”, gjatë datave 9-13 nëntor.

Murgu - Artan Fuga 2

Murgu - Artan Fuga

Posted Under:
Kryesoret Kulture Vendi
Tagged:
albania Artan Fuga Elvin Luku Panairi i Librit

Nga e njëjta kategori

Realizohet kërkesa e vajzave, një djalë hyn në Ferma Vip, kush është ai

më shumë...

Shpëtojnë nga televotimi, kush janë dy fituesit e sfidës në Ferma Vip

më shumë...

“Ti je burrë e grua”, romancat në Ferma Vip, çfarë po ndodh me çiftet dhe përplasja mes tyre

më shumë...

Hyrje të reja dhe vendime që trondisin garën, nis “Ferma VIP 3” në Vizion Plus

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:40

Feston 37-vjetorin e lindjes, Indri merr surprizën...

12:31

Realizohet kërkesa e vajzave, një djalë hyn...

12:03

Shpëtojnë nga televotimi, kush janë dy fituesit...

11:38

“Ti je burrë e grua”, romancat në...

11:24

Kush janë 5 fermerët e preferuar të...

10:34

Dona kërkon largimin e Mozës nga Ferma...

10:26

Çfarë ndodhi mes Adit dhe Mozës? Arbana:...

9:50

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që...

9:36

“Më parë lyhet gruaja, pastaj shtëpia”, Ola...

9:30

Dy ushqime të përditshme që mund të...

9:17

Trump për propozimin iranian: Nuk jam i...

9:05

Hyrje të reja dhe vendime që trondisin...

9:00

U përplas nga makina në Pogradec, ndërron...

8:29

Mojtaba Khamenei: SHBA-të janë një tigër letre,...

7:45

Ditë shqiptarësh në Turqi, pas Laçit edhe...

7:20

Berisha takim me ish-Presidentin kroat, Mesic: Të...

7:05

Mereme Sela reagon pasi iu refuzua kandidatura:...

6:40

SHBA paralajmëron sanksione për kompanitë detare që...

6:25

Shtëpia e Bardhë për propozimin iranian: Nuk...

6:18

Trump: Do të rrisim me 25% tarifat...

Më të klikuarat

  • Dona kërkon largimin e Mozës nga Ferma Vip, Ola i del në mbr...
  • Ktheu tarracën e pallatit në apartament, arrestohet 57-vjeça...
  • Irani i paraqet SHBA-së propozim të ri për t’i dhënë f...
  • 700 lekë shezloni në Vlorë, Mersini: Ky është çmimi që do pa...
  • Hyrje të reja dhe vendime që trondisin garën, nis “Fer...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.