Dashuria tokësore këtë herë ka triumfuar para dashurisë hyjnore.

Murgesha që drejtonte një manastir “San Bernardo Tolomei në Aretino të Italisë është dorëzuar para betimit të saj para Zotit. Ajo ka rënë në dashuri e kështu që është dashur që të heqë dorë nga jeta prej murgeshe.

Por kjo gjë ka pëshuar rëndë edhe mbi manastin I cili është mbyllur për shkak të mungesës së personelit.

Një brengë e madhe për Maria Teresën e cila ka deklaruar për gazetën italiane “La Repubblica” se do ta vuajë gjithë jetën një gjë të tillë.

Nuk është e qartë gjithsesi nëse heqja dorë nga statusi I murgeshes dhe kalimi në statusit e laikut, ishte një zgjedhje individuale apo një urdhër nga Selia e Shenjte pas shenjave të dashurisë që kishte treguar motra Maria Tereza për një mashkull.

Megjithatë, duket se situate dhe gjërat janë më të komplikuara sec paraqiten në pamje të parë pasi vetë gruaja thotë se pas kësaj që ka ndodhur vështirë se do të ketë më dëshirë të ketë të bëjë me Kishën.

Por ajo që I djeg më shumë 40 vjecares nga Puglia është fakti që komuniteti I zonës në Sansepolcro po vajton mbylljen e manastirit me 20 shtreter, e të njëjtën gjë, po qaj edhe unë, tha gruaja e cila sakrifikoi dashurinë hyjnore për atë tokësore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *