Tirana është zgjuar ndryshe këto ditë. Në muret e saj mbizotërojnë ngjyrat e larmishme dhe pikturat. Në qendër të qytetit, në një prej pallateve të dëmtuara nga tërmeti është duke përfunduar dhe muralja e tretë e cila ka ne qender një vajzë të vogël të mbrojtur nga dora e nënës së saj. “Mural Fest Tirana” është një aktivitet i kthyer tashmë në traditë për kryeqytetin, nga piktorët Helidon Haliti dhe Kiriakos Iosifidis.

 

HELIDON HALITI

KURATOR I “TIRANA MURAL FEST

 

“Projekti përfshin pallatin në qendër të Tiranes që prek qiellin, ndaj dhe emërtimi është Skyla, sepse modeli që ne po përdorim ka këtë emër. Ndërsa në datë 8 do të jetë artisti serb, i cili ka një tematikë gjithashtu një vajzë perëndimore, “five generation”, ose gjenerata e pestë, si për t’u shoqëruar me një reminishencë të Picasos, sesi ai e ka parë femrën, ndaj do doja që kjo murale të ishte në zonën e ‘Komunës së Parisit’.”

 

Fasadat e pallateve më të larta, duke filluar nga qendra, por edhe në zonat me periferike janë mbuluar me vizatime qe kane ne qendër figurën e gruas. Qëllimi i organizatorëve është përcjellja e mesazheve nëpërmjet këtyre veprave të artit.

 

HENRIL CULE

DREJTOR I AGJENCISE SE DEKORIT

 

“Mural Fest” vjen si një nevojë e qytetit dhe një vullnet i mirë për të lënë një ekspozitë në qiell të hapur për qytetin e Tiranës. Ky edicion i trete është një eksperiencë e akumuluar gjatë dy të parave dhe një dëshirë për të mbledhur artistë me famë ndërkombëtare.”

 

Në këtë edicion të tretë, i cili do të mbahet deri më datën 30 shtator, marrin pjesë artistë vendas dhe të huaj nga Indonezia, Venezuela, Spanja, Italia, Greqia etj.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *