U bë një kohë që Serena nuk vizitoi atdheun e saj, kështu që përmes kësaj pikture ajo nuk do i mungojë kurrë Tiranës!

Imazhi i saj duke mbajtur një buqetë në dorë duke ua dhuruar shqiptarëve, është muralja e radhës që zbukuron fasadën e një pallati në kryeqytet. Për më tepër, ajo shton një tjetër pikë atraksioni në kryeqytet duke qenë një ftesë e hapur për qytetarët dhe turistët që të vizitojnë edhe lagjet e Tiranës, jo vetëm qendren dhe atraksionet kryesore.

Vepra e piktorit Gera nga Greqi vjen pas një bisede të ndjerë që artisti ka zhvilluar me një emigrante shqiptare në Greqi, e cila për shumë kohë nuk ka mundur të kthehet në vendlindje.

Pikërisht imazhi që artisti ka ruajtur nga ky takim tashmë qëndron në fasadën e një pallati, si për kujtuar çdo ditë, shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Mural Fest organizohet nga Dekor Tirana dhe kurohet nga Helidon Haliti dhe Qirjako Josifidhi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *