Policia e Korçës ka arrestuar dy persona si dhe ka sekuestruar 423.8 gramë heroine dhe një sasi kanabisi.
Shtetasit e arrestuar janë Marsel Xhakollari 34 vjeç dhe Ledion Metollari 36 vjeç të dy banues në Korçë.
Arrestimi i të dy shtetasve u bë në kuadër të vijimit të aksionit për goditjen e grupeve kriminale në fushën e lëndëve narkotike.
Policia thotë se shtetasi Ledion Metollari u arrestua pasi gjatë kontrollit trupor të ushtruar në hyrjen e banesës së shtetasit Marsel Xhakellari në lagjen nr. 6 iu gjetën disa doza heroine.
Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Marsel Xhakellari, polia njofton se u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale:
423.8 gramë lëndë e dyshuar si narkotike e llojit Heroinë (nga e cila 109 copë e ndarë në doza).
19 tableta metadoni.
Një sasi lënde e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.
45 copë fishekë me mbishkrim E.
1 peshore elektronike.
Të dy shtetasit e arrestuar kanë qenë të dënuar më përpara për vjedhje.








