Pasi bojkotuan seancën e sotme plenare, Lulzim Basha në një deklaratë për mediet ka treguar arsyen pse nuk e votuan ligjin për Amnistinë. Me 74 vota pro, Amnistia u tërhoq nga rendi i ditës pasi nuk u arrit konsensusi mes deputetëve.

Më herët Basha deklaroi se PD nuk do ta votojë amendamentin e socialistëve sepse sipas tij, mundësohet shpëtimi i zyrtarëve të korruptuar.

Basha: Ka një ndryshim thelbësor dhe të bërë në mënyrë tinëzare, të futur në çastin e fundit me qëllim që një numër i madh zyrtarësh publikë të përfitojnë nga amnsitia. Ne jemi të gatshëm t’i japim fund kësaj shfaqjeje të shëmtuar sapo ata që e bënë këtë shfaqje të shëmtuar t’i japin fund me të vërtetë. Ka shumë të dënuar që sot prisnin të merrnin lajmin e mirë. Këtë sot e bëri qeveria, e cila nuk do një amnisti humanitare por do ta përdorë për të liruar zyrtarët e korruptuar. Dua ta them qartë dhe prerë, nëse ka reflektim ky reflektim nuk duhet të ndodhë në kulisat e pazareve për të peshkuar deputetë që të votojnë lehtësimin e dënimit për zyrtarët e dënuar. Diçka e tillë përbën një këmbanë alarmi që kjo qeveri dhe ky kryeministrër nuk kanë qëllim tjetër përveçse të vendosin nën kontroll institucionet e drejtësisë sepse kanë frikë nga fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë. Për ne ky është prioritet kryesor.

/vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *