9 rrethe ne Shqipëri kane probleme me furnizimin me energji elektrike. Shume lagje te kryeqytetit: Kombinat, Kodra e Priftit, Ibe, Farke, Shën Mëri, Mullet, Shupal dhe Bregu i Lumit kane mbetur pa energji elektrike, për shkak te ujit, i cili ka shkaktuar defekte ne disa nënstacione. Pa drita kane mbetur dhe shume zona ne Berat, Gjirokastër, Kukës, Elbasan, Shkodër, Vlore, Durrës dhe Burrel. Kompania e Shpërndarjes se Energjisë thotë se ka nxjerre ne gatishmëri 1800 punonjës, por terreni i vështire dhe moti i keq ngadalëson punën e grupeve per te bere te mundur rikthimin e energjisë. Lajmi i vetme pozitiv ne këtë situate është se korporata elektroenergjitike ka reduktuar importin e energjisë elektrike dhe 75% te furnizimit me energji ne vend po e përballon përmes punës ne HEC-in e Komanit dhe Vaut te Dejës. Niveli ne Liqenin e Fierzës ka shkuar ne kuotën e 278 metrave, 1.4 metra me shume se nje dite me pare, por serish Fierza vijon te qëndroje e stakuar. Afro 5 milion euro energji e blere ne tregun ndërkombëtar per dy javët e para te janarit do te përdoret per ditët ne vijim, dhe kjo pritet t’i sjelle përfitime KESH-it. Intensiteti i prurjeve ne hidrocentrale është i larte, dhe korporata është duke ndjekur nga afër situatën hidrike te HEC-et private. Ata kane 4 – fishuar prodhimin, ndërsa kontrollet po bëhen qe te mos krijohet rrezik përmbytjesh nga shkarkimet e mundshme, nëse niveli kalon kuotën e lejuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *