E premte, 25 Shtator 2026 Fat i Hidhur 2 Eps.) deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 4 minuta më parë
Kronikë

Mungon avokati, shtyhet seanca për Shullazin

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka shtyrë për të disatën herë seancën për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij.

 

Informacionet bëjnë me dije se shkak i shtyrjes është bërë mungesa e avokatit Vladimir Meçe, mungesë për arsye shëndetësore.

 

Ndërkohë që me 25 mars seanca u shty për shkak të vrasjes së avokatit Ravik Gurra. Klegët e tij i kërkuan gjykatës që të shtyjë seancën pasi ishin në gjendje të rënduar psikologjike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë