Vendi
Mungon atmosfera festive, Korça e nis 2019-ën në “heshtje”

Qindra qytetarë korçarë kanë dalë në momentin e ndërrimit të viteve në pedonalen e qytetit, duke shkëmbyer me njeri-tjetrin urimet për ardhjen e Vitit të Ri 2019.
Krejt ndryshe nga herët e tjera këtë fundvit ka munguar atmosfera festive e ndërrimit të viteve.
Reklamë
Kjo edhe për mungesë të një koncerti dhe mos organizimit të hedhjes së fishekzjarreve nga bashkia e qytetit juglindor.
Në heshtje e kanë kaluar dhe turistët e shumtë që kishin zgjedhur Korçën për të kaluar natën e Vitit te Ri.
Heshtje që e kanë “trazuar” fishekzjarre të hedhura spontanisht nga qytetarë të ndryshëm.
Vazhdo të lexosh
Reklamë






