Subscribe

Edhe pse të paktë në numër, vizitorët nuk kanë munguar në fshatin turistik të Dardhës.

Bëhet fjalë për shqiptarët të cilët gjatë pushimeve të tyre nw juglindje rezervojnë edhe një udhëtim në fshatin turistik malor, që ndodhet 20 km larg Korçës.

Nga ana tjetër, operatorët turistikë të zonës flasin për mungesë te plote të turistëve të huaj, të cilët gjatë viteve të kaluara e kanë vizituar në masë këtë vend piktoresk.

Sipas tyre me kushtet e reja të krijuara nga pandemia e koronavirusit, Dardha është më tepër e frekuentuar gjatë fundjavës dhe kryesisht në orarin e drekës, ndërsa më të paktë janë ata që kalojnë natën në hotelet e bujtinat e këtij fshati.

Jolanda Kasneci është një vizitore nga Shkodra, e cila sapo ka mbërritur në Dardhë, së bashku me familjen e saj.

Këtë vit ka zgjedhur që të rezervojë disa ditë të pushimeve të saj edhe për Dardhën, Korçën e Voskopojën, kjo për shkak të natyrës së mrekullueshme, ajrit të pastër, SI dhe mikpritjes së zonës.

Në të gjitha hotelet, bujtinat e restorantet e ndodhura në fshatin turistik të Dardhës, respektohen të gjitha masat e sigurisë dhe protokollet e vendosura nga qeveria shqiptare për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *