Subscribe

Edhe këtë sezon veror jo të gjitha plazhet janë të mbuluar me roje bregdetare dhe me kulla vrojtimi për t’i ardhur në ndihmë pushueseve.

 

Përgjatë vijës bregdetare Kepi i Rodonit-Divjakë 70 km shtrihen një numër i madh plazhesh. Një pjesë e tyre kanë ngritur kulla vrojtimi e kanë punësuar roje shpëtimi, por ka edhe nga ata që nuk e kanë këtë shërbim.

 

Gentian Marishta, specialist pranë Agjencisë Bregdetare thotë se ketë vit janë trajnuar roje në Mal të Zi për të shërbyer në të gjithë bregdetin, por janë jashtë shërbimit,  pasi bashkitë përkatëse nuk i paguajnë.

 

Ndërkohë në plazhet ku janë ngritur kulla vrojtimi dhe funksionojnë rojet bregdetare gjithçka është marre përsipër nga resortet private. Dy të rinj të trajnuar prej vitesh shërbejnë si roje ne plazhet e Golemit.

 

Nga ana e tyre pushuesit thonë se shërbimi i rojeve bregdetare është domosdoshmëri.

 

E pyetur për ketë situatë, bashkia e Durrësit thotë se do te angazhohet per ti dhëne zgjidhje problemit sa me shpejte.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *