Emigrantët përballen me mungesën e shërbimit të kuponave nga Posta shqiptare duke u sorollatur për pajisjen me karta identiteti ose pasaporta.

Posta nuk është në gjendje prej disa ditësh të afrojë kupona, ndërkohë që emigrantët ankohen se mbetën zyrave në pritje të ardhjes  së tyre.

 

Ata kanë reaguar të irrituar në amjentet e zyrave të postës në Korçë.

 

“Kemi ardhur nga Suedia dhe duam të pajisemi me pasaportë. Vonesat na pengojnë shumë sepse kemi prerë biletat e avionit dhe duhet të paraqitemi në punë”, thotë një çift emigrantësh.

 

Shqiptarët e migruar që kanë nevoja urgjente për karta identiteti ose pasaporta janë nga vende të ndryshme të Europës.

 

Pakënaqësia e tyre lidhet me faktin se gjatë qëndrimit të shkurtër në vendin e tyre nuk gjejnë lehtësirat e duhura për këtë shërbim të domosdoshëm.

 

Nga ana e tyre, përfaqësues të filialit të Postës në Korçë premtojnë se kjo situatë do të kalohet shumë shpejt.

 

Ata thonë se janë gjendur të pa përgatitur përballë këtij fluksi emigrantësh dhe kanë marë siguri nga kompania ALEAT se do të normalizohet shumë shpejt çësjtja e kuponave për karta identiteti dhe pssaporta .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *