Subscribe

Dhurimet vullnetare nuk plotësojnë kërkesën e madhe për gjak që kanë spitalet si dhe të sëmurët me talasemi.

 

Dorina Xhafa, mjeke pranë qëndrës së transfuzionit të gjakut shton se deri në fund të vitit pritet të arrihen 35 mije dhurime.

 

Dhuruesit më të shpeshtë duket se janë të rinjtë në universitete, ndërsa në rrethe mungon ndërgjegjësimi.

 

Nevoja për gjak mbetet e lartë në të gjitha strukturat spitalore. 600 fëmijë talasemikë varen nga dhurimet vullnetare. Për këtë arsye bluzat e bardha apelojnë për dhurim në këtë periudhë kur mungesat janë të mëdha.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *