Subscribe

Kjo është një qese gjaku e marrë nga pacientë të shëruar nga SARS Covid 2,  plazma e të cilës përdoret për trajtimin e pacientëve të infektuar.

Kur ka kaluar më se një javë nga fillimi i këtij procesi, vetëm 30 vullnetarë, pjesa dërrmuese e tyre, familjarë te të prekureve kanë dhuruar gjak në qendrën kombëtare të transfuzionit.

Ndërsa numri i të infektuarve aktivë është 4031 edhe kërkesa për trajtimin me plazmë është e lartë, apeli i autoriteteve shkon për qytetarët e shëruar nga koronavirusi.

4633 qytetarë të infektuar janë shëruar të cilët mund të jenë donatorë për të sëmurët me covid 19. Trajtimi  me ane te plazmes ka rezultuar efektiv edhe për sëmundje të tjera si hepatiti-B apo fruthi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *