Subscribe

Shpërndarja e dëftesave te notave mund te behet pas verës, por kjo nuk do t’i pengoje nxënësit për t’u transferuar nga nje shkolle ne tjetrën. Drejtoresha e arsimit ne Tirane Arjola Byzyka sqaron se nxënësit qe do te ndryshojnë qytetin apo shkollën, mund te shpërngulen me vërtetim dhe certifikate notash.

 

Dëftesat e notave per mijëra nxënës nga klasa e pare deri ne te 11 ende nuk janë prodhuar. Ndërkohe është zgjidhur problemi  për 7 mije maturantet qe do te aplikojnë per studime jashtë vendit. Para 15 korrikut qe është dhe afati i fundit i aplikimit, per ta jane shpërndare  dëftesat dhe certifikatat e notave.

 

Mungesa  e dëftesave te notave ketë vit ndodhi per shkak te vonesës se zhvillimit te tenderit per prodhimin e tyre. Plotësimi nga ana e mësuesve kërkon kohe pasi me formatin e ri, do te hidhen te dhënat per çdo nxënës duke argumentuar dhe rezultatet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *