Në Bruksel është duke u mbajtur sesioni i diskutimeve rreth Samitit historik BE-Ballkani Perëndimor i cili u mbaj në Tiranë dje.

 

I pranishëm në këtë sesion janë liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe kyeministrin në detyrë të Malit të Zi Dritan Abazoviç. Ky i fundit nuk ishte i pranishëm në Samitin e djeshëm në Tiranë, ndërsa sot nga Brukseli tha se kryeministri Rama është mjeshtri i evenimentit.

 

Sipas tij, ishte mirë që shumë udhëheqës evropianë shkuan në Tiranë për t’i dhënë mbështetje Ballkanit Perëndimor.

 

BE-së i duhet të kuptojë një gjë të thjeshtë, që duhet të mbetet tërheqëse për ato vende që duan të anëtarësohen në BE. Nëse BE nuk e kupton që duhet të mbajë derën hapur për vendet e Ballkanit Perëndimor mendoj që të gjithë do të humbasin”, tha Abazoviç.

 

Takimi i djeshëm ishte mjaft i suksesshëm dhe marrëveshjet e firmosura ishin shumë të rëndësishme.

 

Mesazhi im është, le të përpiqemi të gjithë së bashku. Nuk është e vështirë të shohim se cilat janë çështjet ku mund të kemi një zë dhe një kërkesë. Përgëzoj Shqipërinë dhe MV për zhbllokimin e procesit të BE-së. Mendoj që kanë pritur shumë kohë dhe vendimmarrja nga ana e BE-së duhet të jetë më efektiv”, tha Abazoviç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *