Stuhitë e fundit dhe rrebeshet e forta të shiut kanë shkaktuar probleme edhe ne linjat e energjisë dhe rrjedhimisht edhe ne furnizimin jo të plotë me energji elektrike.

OSHEE thotë se grupet në terren kanë eliminuar defektet e shfaqura gjatë natës prej motit të keq, me reshje të dendura, stuhi dhe shkarkesa atmosferike.

Po ashtu bëhet e ditur se rajonet më të prekura nga defektet janë Tirana, Durrës dhe Burrelit ndërsa defektet janë kryesisht të llojit: këputje përcjellësash, thyerje izolatorësh, dëmtime kabllosh, uji në kabina, etj.

OSHEE bën të ditur se paraditja e kësaj të marte është më e mirë në raport me natën sa I takon furnizimit me energji elektrike, megjithatë në disa zona me probleme ka vështirësi në ndërhyrje pasi ka presence uji në objektet elektrike.

 

Në raport me situatën në mesnatë, të dhënat e orës 09:30 paraqesin një përmirësim të situatës së furnizimit me energji elektrike me 31%. Në kushtet e një moti me reshje dhe me prezencë uji në objektet elektrike, është e vështirë të ndërhyhet pasi rrezikohet jeta e punonjësit. Sikurse, disa fidera janë stakuar për masë sigurie nga vet kompania, për të evituar pasoja të mëtejshme në jetë njerëzish dhe defektesh”.Duhet thënë se, vështirësi në riparimin e defekteve paraqitet ne zonat rurale ku kryesisht janë linja ajrore, gjë që sjell vonesa në riparimin e tyre per shkak të terrenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *