Trupi ynë ka nevojë për disa vitamina dhe lëndë ushqyese për të kryer siç duhet të gjitha funksionet trupore. Pra, nëse trupi ka mungesë të vitaminave të caktuara, mund të çojë në komplikime të vogla ose të mëdha shëndetësore.

 

I tillë është rasti me mungesën e vitaminës B12, një vitaminë thelbësore që përdoret nga trupi për të krijuar qeliza të shëndetshme. Mungesa afatgjatë e vitaminës B12 mund të çojë në dëmtim të nervave, sëmundje kardiovaskulare dhe madje edhe në kancer të stomakut që rezultojnë fatale për jetën.

 

Disa simptoma se si mund ta dalloni mungesën e kësaj vitamine dhe që në asnjë mënyrë të mos e anashkaloni janë:

 

1.   Ndjesi shpuese në duar ose gishta

 

Nëse duart ose gishtërinjtë fillojnë iu japin një ndjesi shpimi gjilpërash kjo është një shenjë e hershme e mungesës së vitaminës B12. Kjo ndodh për shkak të dëmtimit nervor.

 

2.   Rrezik nga demenca

 

Meqenëse vitamina B12 mbështet funksionin nervor, mungesa mund të çojë edhe në dëmtim të përhershëm të sistemit nervor që mund të rezultojë në demencë (çmenduri).

 

3.   Simptoma të tjera

 

Vitamina B12 është jetike për organizmin e njeriut, sidomos për rruazat e kuqe të gjakut që të bëhen aktive. Mungesa e vitaminës B12 mund të çojë në lodhje për shkak të mungesës së kapacitetit të oksigjenit në gjak. Kjo quhet anemi megaloblastike.

 

Përveç lodhjes, simptoma të tjera të mungesës së B12 mund të përfshijnë frymëmarrje të shpejtë ose gulçim, dhimbje koke, dispepsi, humbje të oreksit, probleme me shikimin, ndjenjë dobësie, diarre, dhimbje ose skuqje të gjuhës, probleme me kujtesën, etj.

 

Si ta parandaloni mungesën e vitaminës B12?

 

Kjo vitaminë gjendet në ushqimet e produkteve shtazore si mishi, peshku, djathi, vezët dhe gjalpi.

 

Për vegjetarianët, mund të gjendet në qumështin e bimëve të fortifikuara, drithërat e fortifikuara, maja ushqyese dhe ushqime të tjera të përpunuara si disa alternativa të mishit. Megjithatë, sipas ekspertëve shëndetësorë, këto burime nuk janë treguar se ofrojnë një sasi të besueshme dhe të mjaftueshme të vitaminës B12. Pra, nëse jeni vegjetarian ose vegan, rekomandohet të merrni suplemente pas konsultimit me mjekun ose nutricionistin e certifikuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *