Subscribe

Protestë e banorëve të fshatrave Orman e Rrëmbec për mungesën e  ujit të pishëm. Një grup prej tyre kanë bllokuar rrugën nacionale drejt Maliqit me kërkesën e zgjidhjes të këtij problemi social. Protestuesit pasi shprehën ankesat e tyre liruan rrugën nacionale, por sipas tyre nëse nuk ndërhyet do ta përshkallëzojnë rrevoltën.

 

Rreth 5 mijë banorë të fshatrave Orman e Rrëmbec vuajnë prej vitesh mungesën e ujit të pishëm. Të njëjtin shqetësim kanë edhe banorët e fshatit Shëngjergj në afërsi të Ormanit. Të dy fshatrat furnizohen nga e njëjta linjë ujësjellsi që nuk funksionon.

 

Gjatë protestës, banorët u shprehën se mungesa e furnizimit me ujë të pishëm po ndihet prej afro 30 vitesh. Sipas tyre, edhe kur kanë ujë me orar të kufizuar në çezmat e tyre ai vjen i ndotur për shkak të amortizimit të ujësjellsit me tuba qeramike.

 

Ky nuk është reagimi i parë nga banorët e fshatrave Orman dhe Rrëmbec për vështirësitë e jetesës që u krijohen nga mungesa e ujit të pishëm. Ata e kanë ngritur zërin herë pas here edhe me protesta si kjo e fundit me bllokim të rrugës në fshatrat e tyre. Të tërhequr pas bllokimit për afro një orë të rrugës, banorët thanë se do ti rikthehen jo vetëm kësaj forme proteste por do të ndalojnë edhe fëmijët e tyre të shkojnë në shkollë me nisjen e vitit të ri arsimor nëse nuk shohin masa konkrete për këtë problem jetik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *