Subscribe

Prej një jave kultivuesit e luleshtrydhes në Kafaraj të Fierit, nuk po mund të vadisin tokat e tyre pasi kanali ujitës Vjosë – Levan- Fier, nuk po furnizohet me ujë.

Sipas fermerëve një situatë e tillë po i penalizon së tepërmi në kulmin e sezonit të vjeljes së luleshtrydhes. Ata pohojnë se në Varibop po kryhen disa punime gjë që ka sjellë uljen e nivelit të ujit të këtij kanali vaditës , duke bërë që prodhimi të mos jetë cilësor dhe të merret me një cmim më të ulët nga pikat e grumbullimit.

Ata apejojnë njëzëri për zgjidhjen e kësaj situate shqetësuese , pasi prodhimi në sera po u thahet.

Kanali Vjosë- Levan – Fier, është vepra më e madhe ujitëse në zonën e Myzeqesë me një gjatësi prej 31 km. Ajo u shërben për vaditje tokave bujqësore të fermerëve të zonave Cakran, Frakull, Levan, Pojan dhe Seman, ndërkohë që në shumë pjesë të tij vijon të jetë dhe i papastruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *