Subscribe

Edhe pse nuk ka folur asnjëherë publikisht se ku ka ceduar sistemi i sigurisë së bankave, institucioni qendror i politikes monetare bën përgjegjëse edhe Policinë e Shtetit. Guvernatori Gent Sejko ka qenë në Komisionin e Ekonomisë i shoqëruar nga shefi i kabinetit, drejtori i mbikëqyrjes dhe ai i sigurisë në Bankën e Shqipërisë për të raportuar mbi vjedhjet në banka. Përpara deputetëve ka raportuar edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri sëbashku me kreun e Policisë së Shtetit. Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura për shkak të kofindecialitetit të tematikës që po diskutohej, por Vizion Plus ka arritur të sigurojë fjalën e guvernatorit Sejko, i cili nuk ka kursyer edhe disa kritika ndaj policisë.

Banka e Shqipërisë ka përgatitur një material të detajuar mbi standardet e transportit të vlerave monetare. Përveç klasifikimit të këtij transporti sipas sasisë së vlerave monetare, kemi përcaktuar për çdo klasë karakteristikat dhe nivelin e blindimit të automjeteve të transportit të vlerave, si dhe numrin e  punonjësve të SHPSF-ve,  të cilët do shoqërojnë këto vlera. Në hartimin e këtyre specifikimeve jemi mbështetur në standardet e vendeve të Komunitetit Evropian. Ne shpresojmë dhe besojmë se shumë shpejt, Policia e Shtetit, bazuar në materialin e sipërpërmendur, do të hartojë dhe miratojë aktin normativ përkatës që do të disiplinojë transportin e vlerave monetare në vendin tonë konform standardeve më të mira.”

Mësohet se guvernatori nuk ka qenë as i kënaqur me punën e bankave, sa i përket trajtimit të çështjeve të sigurisë dhe vëmendjes së kushtuar nga ana e tyre. Ai është shprehur përpara deputetëve se Banka e Shqipërisë menjëherë pas rasteve të vjedhjes ka marrë masa dhe ka kryer audite në bankat e nivelit të dytë. Aty janë konstatuar një sërë shkeljesh dhe pas rekomandimeve të bëra, bankat kanë marrë masa. Këto masa është shprehur ai, janë reflektuar edhe në një rregullore të re të hartuar dhe miratuar nga Këshilli Mbikëqyrës në muajin qershor. Por pakënaqësitë më të mëdha, lidhen me shërbimin e nivelit të ulët që ofrojnë shoqëritë e sigurisë fizike.

Ndërkohë, një tjetër çështje të cilën e shoh me interes ta ndaj me ju, lidhet me nivelin e ulët të shërbimit të ofruar nga SHPSF-të për transportin e vlerave monetare të bankave tregtare. Ky është një shqetësim që e kemi përcjellë në mënyrë të vazhdueshme, si në takimet apo korrespondencat me te gjithë instancat e Policisë së Shtetit, ashtu dhe në Forumet Kombëtare të Sigurisë Bankare. Niveli i ulët profesional i punonjësve të SHPSF-ve përbën një shqetësim konstant, përderisa janë këta të fundit që kryejnë shërbimet e sigurisë në degë apo agjenci të bankave, si dhe në shoqërimin e vlerave monetare gjatë transportit.”

Nga ana e tij, ministri i Brendshëm ka pranuar se gjithë sistemi ka nevojë për reformim dhe vëmendje. Deputetët kanë pyetur disa herë kreun e bankës qendrore për vlerën monetare të vjedhur gjatë vitit të fundit në banka, por ai është shprehur se nuk ka ende një shifër të saktë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *