Pas takimit kundër Teutës që përfundoi me rezultatin 2-2, Kukësi ka shkarkuar trajnerin Shpëtim Duro. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi, i cili njofton se shkak është bërë mungesa e rezultateve.

 

Në njoftim thuhet se rezultatet e fazës së tretë e kanë zbitur Kukësin në vendin e dytë, 4 pikë larg Tiranës kryesuese.

 

“Shpëtim Duro nuk do të jetë më trajner i Kukësit. Klubi ka vendosur të shkarkojë teknikun për shkak të mungesës së rezultateve. Fillimi jo i mirë i fazës së tretë dhe sidomos ndeshjet ndaj Bylisit, Tiranës dhe së fundmi ndaj Teutës, ka bërë që Duro të shkarkohet! Pas 24 javësh kampionat, Kukësi renditet në vendin e dytë me 4 pikë larg kreut! Klubi falënderon Duron për gjithçka ka bërë te Kukësi dhe i uron suksese në të ardhmen!”, thuhet në njoftimin e klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *