E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/4 përditësuar 12 minuta më parë
Lifestyle

Mungesa e gjumit ju shkakton probleme serioze me zemrën

The young handsome man sleeping with alarm clock near his head

Të flesh pak apo shumë orë gjumë është e dëmshme për shëndetin tuaj. Të njejtat efekte do keni edhe nëse flini gjatë ditës.

 

Sipas një studimi më të fundit, studiuesit kanë matur vazhdimisht një seri të dhënash duke filluar nga presioni i gjakut, ritmi i zemrës, ndryshueshmëria e intervaleve nga një rrahje në tjetrën, nivelin e hormonit të stresit norepinefrina në urinë e tjerë.

 

Reklamë

Ndërsa rezultatet e testeve treguan se presioni i gjakut mbetet i qëndrueshëm, por ritmi i zemrës është rritur tek të gjithë vullnetarët.

 

Në grupin që ka fjetur në orët e ditës, niveli i norepinefrinës rezultoi më i lartë, ndërsa ndryshueshmëria e rrahjeve të zemrës ra gjatë orëve që ishin zgjuar.

 

“Rënia e ndryshueshmërisë së ritmit të rrahjeve të zemrës konsiderohet një tregues me rrezik kardiovaskular”, shpjegojnë studiuesit.

 

Por sinjalet më alarmante janë vërejtur gjatë fazës së gjumit të qetë, kur normalisht presioni dhe ritmi kardiak bien dhe mundësojnë çlodhjen e muskulit kardiak. Në vullnetarët e të dyja grupeve ritmi kardiak është rritur.

Vazhdo të lexosh

Reklamë