Subscribe

Ky është Agustin Aramadhi. Në vegjëli, atij i është dashur të përballet me një sëmundje që nuk do ta lejonte më të ngrihej në këmbë. Por kjo është e keqja më e vogël që i ka ndodhur. Në kohën që duhej të shkonte në klasë të parë, asnjë shkollë nuk e regjistronte, me arsyen se ai kërkonte kujdes të veçantë.

 

 

Një studim i “World Vision” dhe “Save the Children”, tregon se 90% e fëmijëve me aftësi ndryshe në Shqipëri nuk marrin shërbime të specializuara në shkollë, kopësht dhe park.

 

Po ashtu fëmijët që regjistrohen nëpër shkolla nuk kanë mësues që të kujdesen veçanërisht për ta.

 

 

Por Ministria e Arsimit thotë se numri i mësuesve të posacem nëpër shkolla është rritur, por nevojat mbeten ende evidente.

 

 

Studimi ka arritur në përfundimin se numri të vegjëlve me aftësi ndryshe në Shqipëri është 11%  e gjithë fëmijëve dhe jo 4% që është shifra zyrtare.

 

Gazetar – Osman Stafa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *