Kryesuesit e Sporting pësuan nje humbje te papritur ne javën e 5 te kampionatit portugez te futbollit. Ne Vila Do Conde, ne sfidën e transmetuar ne platformën Tring vendasit e Rio Ave fituan me rezultatin 3-1, duke i shkaktuar humbjen e pare nenkampioneve te Portugalisë qe udhëhiqen nga i mirënjohuri Zhorzhe Hezus. Nje pjese e pare fantastike per te zotet e shtëpisë qe zhbllokuan shifrat ne minutën e 29 me Tarantini. Te shokuar nga goli, miqtë pësuan te dytin vetëm 5 minuta me vone kur pas nje pasimi te Dias, ishte Guedes qe mposhti Rui Patricio. Dy minuta nga fundi i pjesës se pare rezultati u thellua edhe me shume ne nje mbrëmje makthi per skuadrën nga kryeqyteti portugez kur Dias shenoi golin e trete per Rio Ave. Edhe pse u përpoqën shume ne pjesën e dyte, goli i nderit erdhi vetëm ne minutën e 82 me holandezin Dost. Pas kësaj humbjeje Sporting mban kreun e klasifikimit ne kuotën e 12 pikëve, por nje fitore si e Benfikes ashtu dhe Brages ne perballjen mes tyre i zbret te ashtuquajturit luanët nga vendi i pare. Ndërkohe përveç këtij rezultati, nje tjetër surprize erdhi nga nje tjetër skuadër e njohur Porto, qe nuk shkoi me shume se barazimi 0-0 ne Tondela.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *