Nëse jeni të dashuruar pas teknologjisë, Apple ofron mundësinë e artë.

 
Mediat e huaja shkruajnë se Apple kërkon punonjës që mund të punojnë nga shtëpia, me orar të plot për pozicionin e punës: AppleCare at Home Advisor.

 
“Nëse e dashuroni mënyrën se si teknologjia ju ndihmon të zgjidhni shumëçka, me siguri do të jeni të shkëlqyer për të ndarë njohurinë tuaj me të tjerët.

 
Këtë do të bëni çdo ditë nga shtëpia”, -shpjegohet në postimin në ëebsite të Apple.

 
Punëtorët do të paguhen edhe për ditët e pushimit, ashtu sikurse do të kenë zbritje për produktet e Apple.

 
Kompania kërkon që aplikantët të kenë minimumi dy vite eksperiencë në fushën e suportit teknik, ashtu sikurse të jenë të njohur me zgjidhjen nëpërmjet telefonit, e-mail, chat-it etj. Uau, super mundësia, apo jo?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *