Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” në Durrës, Ardian Muka e ka konsideruar “një ndërhyrje të pastër në fushatë” deklaratën e ambasadores së SHBA, Yuri Kim, bërë pak ditë më parë për kandidatët që do të garojnë më 6 mars, duke iu sjellë në vëmendje politikanët e shpallur “non grata”.

 

“Është ndërhyrje e pastër në fushatë, pasoja që zonja i ka marrë parasysh që kur ka bërë këtë ndërhrje. Zonja duhet të ishte menduar, tashmë nuk vlen më, ndikimi që ajo ka bërë në fushatë në njëfarë mënyre ka sponsorizuar atë që qytetarët durrsakë kanë kërkuar që të ndryshojnë: abuzimin, korrupsionin, joprofesionalizimin”, deklaroi Muka në “Quo Vadis”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *